“RedBird”, ofron 1 miliard euro për blerjen e Milanit

Skuadra e Milanit po përgatitët të ndryshojë pronarët, pasi ‘Elliott Management’ janë duke pranuar oferta të majme. ‘Investcorp’ me qendër në Bahrain është në negociata të avancuara për blerjen e Milan, për një shumë që shkon deri në 1.2 miliard euro

Por, sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, tashmë në garë për të blerë ‘Rossoneri’ janë edhe ‘RedBird Capital Partners’.  ‘RedBird’ kanë blerë edhe 10% në ‘Fenway Sports Group’, krerët e Liverpool për dekadën e kaluar, për 750 milionë dollarë. FSG po ashtu kanë në pronësi edhe Boston Red Sox, skuadrën e bejsbollit, si dhe New England Sports Network.

Gjithsesi, bëhet e ditur se ‘Investcorp’ kanë avancuar në negociata me klubin e Milan dhe vështirë se marrëveshja do të prishet. Ata prite të finalizojnë marrëveshjen për blerjen e Milan shumë shpejtë.

LEXO EDHE:

Back to top button