16 raste të reja me COVID në Shqipëri, autoritet apelojnë për marrjen e vaksinës për të frenuar Deltën

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID nga 2760 testime të kryera në total.

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga konfirmimi i rasteve të para me variantin Delta në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve me apel që të marrin vaksinën për të frenuar përhapjen e saj. MSH thekson se vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit si dhe shmangin fatalitetet.

LEXO EDHE:

Back to top button