17 vjeçari i Monakos, tejkalon Zidanin dhe Tieri Anri

As Zinedin Zidan, as Kilian Mbape, as Tieri Anri… Rikthimi i Ligue 1 solli shpërthimin më të madh, duke iu referuar debutimit të një lojtari të ri, që kampionati elitar francez ka përjetuar në historinë e vet.

Eliesse Ben Seghir (Saint-Tropez, 16-2-2005) mund të mburret se është futbollisti më i ri (17 vjeç, 10 muaj dhe 12 ditë) që ka shënuar një dopietë në debutimin e tij në Ligue 1.

Ai theu rekordin e vendosur nga Zhan Delofre (18 vjeç, 10 muaj e 12 ditë) me Lens më 1958. Filip Klement e futi në lojë në vend të Ben Jederit, në pjesën e parë, me rezultatin 1-1. Dhe Ben Seghir shënoi menjëherë.

LEXO EDHE:

Back to top button