172 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

172 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditë së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 172 gjoba për shkeljeve të rregullave në trafik. Prej tyre: 31 për tejkalim të shpejtësisë, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, ndërkohë që u janë shqiptuar edhe 18 gjoba këmbësorëve.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 7 për kalim në të kuqe në semaforë dhe katër gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button