Qëllohet me automatik biznesi në Kamzë
Qëllohet me automatik biznesi në Kamzë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mesnatën mes të hënës dhe të martës në zonën e Kamzës në Shqipëri.
Policia bën me dije se rreth orës 00:20 është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një biznesi në rrugën “Skënderbej”.
Biznesi që u qëllua është në pronësi të shtetases E.M., nuk raportohen të lënduar pasi në ato momente ka qenë i mbyllur.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.