183 mijë rusë të vrarë, Ukraina mirëpret “Patriotët” amerikanë që do ta mbrojnë
183 mijë rusë të vrarë, Ukraina mirëpret “Patriotët” amerikanë që do ta mbrojnë
Të kërkuara që nga fillimi i luftës, Ukraina më në fund ka marrë në dorëzim sistemet amerikane të mbrojtjes “Patriot”.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i cili deklaroi se qiejtë e Ukrainës tashmë do të jenë më të mbrojtur, pas kësaj ndihme nga Shtetet e Bashkuara.
Më tej, Reznikov falënderoi Gjermaninë, Holandën dhe Shtetet e Bashkuara që e mbajtën fjalën për dërgimin e këtij armatimi që mund të konsiderohet kyç dhe mund të ndryshojë strategjinë e luftës.
Më herët, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, në përditësimin e tij të fundit bëri me dije se më shumë se 183 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga nisja e luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Vetëm në 24 orët e fundit, raporton Kiev Independent, Rusia ka humbur 620 trupa gjatë luftimeve në jug të vendit.
Gjithashtu, në bilancin e humbjeve të Rusisë janë dhe 3665 tanke, 7110 mjete të blinduara, 5692 mjete të tjera ushtarake, 2819 sisteme artilerie, 538 sisteme raketash, 285 sisteme mbrojtjeje ajrore, 308 avionë dhe 293 helikopterë.