Grupi i parë i turistëve holandezë arritën në Ohër
Grupi i parë i turistëve holandezë arritën në Ohër
Gazetar: Miki Trajkovski
Dy vjet pas pandemisë, turistët holandezë do të kalojnë sërish verën pranë liqenit të Ohrit. Grupi i parë prej 155 turistësh nga Amsterdami, sot ateroi në aeroportin e Ohrit, me të cilin filloi edhe zyrtarisht sezoni turistik, shkruan Alsat.
“Unë jam këtu për herë të dytë. Më pëlqen shumë Ohri. Do të qëndrojmë këtu dhjetë ditë. Më pëlqejnë më shumë njerëzit që janë gjithmonë në një humor miqësor”, u shpreh një turist nga Holanda.
“Kjo është hera ime e parë në Maqedoni. Erdhëm në pushime sepse dëgjuam se është bukur këtu. Shpresoj se do të marrim me vete përshtypje të mira”, tha një tjetër turist nga Holanda.
Deri në fund të shtatorit në Ohër pritet të aterojnë 60 avionë çarter, me rreth 7000 mysafirë. Për herë të parë këtë verë në mënyrë të organizuar verën do ta kalojnë rreth 2000 turistë nga Britania e Madhe. Megjithatë, shifrat do të jenë shumë më të ulëta se sa viti më i suksesshëm ai 2019.
“Do të doja ta krahasoja 2022-shin me 2021-shin, sepse viti 2021 ishte pikënisja, ku e nisëm nga zeroja dhe arritëm një sukses minimal. Por këtë vit jemi 30-40% më mirë se vitin e kaluar”, deklaroi Çelik Asim- operator turistik.
“Presim edhe operatorë të tjerë turistikë dhe destinacione të tjera të operojnë në Ohër. Bëhet fjalë për operatorë turistikë turq dhe polakë me fluturime çarter. Tashmë kemi turistë nga Malajzia madje edhe nga India. Ne shpresojmë të kemi udhëtime shtesë nga Izraeli dhe rajoni”, Ljupço Janevski – Drejtor i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit.
Pritjet janë që këtë vit shtetin ta vizitojnë nga 30 deri në 50% më shumë turistë të huaj se vitin e kaluar dhe të realizojnë gjithsej 2.6 milionë prenotime. /Alsat.mk








