198 gjoba dje në Shkup

198 gjoba dje në Shkup

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 198 masa në kuadër të kontrolleve të intensifikuara aksionare në fushën e komunikacionit, ndër të cilat 87 sanksione për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar.

Siç informoi sot MPB-ja, 18 nga këto masa janë për drejtim mjeti pa patentë shofer, 15 sanksione janë për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, si dhe janë shqiptuar shtatë masa për përdorim të celularit, 10 për drejtim nën ndikimin e alkoolit, nëntë masa për automjetet e paregjistruara.

LEXO EDHE:

Back to top button