“Tajvani nuk do të jetë i fundit për Kinën”, çfarë po paralajmëron ministri i Jashtëm?

“Tajvani nuk do të jetë i fundit për Kinën”, çfarë po paralajmëron ministri i Jashtëm?

“Tajvani nuk do të jetë i fundit në ëndrrën kineze për ekspansionit”, tha ministri i Jashtëm i ishullit Joseph Wu për BBC në një intervistë.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe vendet e rajonit duhet të jenë më të kujdesshëm për atë çka po përpiqet të bëjë Kina”

Ai përsëriti gjithashtu se Tajvani do të dëshironte të ruante status quo-në – që në rastin e tij domethënë, të mbetet një ishull i vetëqeverisur me proceset e veta demokratike, por pa e deklaruar veten si një vend i pavarur.

Megjithatë, Kina pretendon se ishulli është pjesë e territorit të saj.

“Sjellja e Kinës është shumë provokuese dhe po kërcënon paqen dhe stabilitetin rajonal. Po pengon tregtinë ndërkombëtare dhe transportin ndërkombëtar”, tha Wu, duke iu referuar qindra anijeve dhe avionëve që u është dashur të ridrejtohen për shkak të stërvitjeve ushtarake që Kina filloi pas vizitës së politikanes amerikane, Nancy Pelosi.

Ai përshëndeti vizitën e saj dhe tha se vizitat e tilla të liderëve të rëndësishëm janë shumë domethënëse për Tajvanin, për ta kuptuar komuniteti ndërkombëtar që Tajvani është një demokraci, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, ministri i Jashtëm tha se Tajvani “mban çelësin e zhvillimit ekonomik, veçanërisht në teknologjinë e mençur” dhe se bllokimi i detit përreth mund të shkaktojë probleme.

“Pa këtë industri ekonomia ndërkombëtare do të vuajë.”

LEXO EDHE:

Back to top button