20 viktima dhe 847 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 3268 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 847 persona. 20 pacientë nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1 876 që nga fillimi i pandemisë. Sakaq situata vijon të mbetet shqetësuese në spitalet Covid në Tiranë dhe në tre spitalet rajonale, ku aktualisht po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button