21 persona arrestohen në 24 orët e fundit për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 21 persona në qytete të ndryshme të vendit, të dyshuar për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, të paraparë në nenin 297-a të Kodit Penal.
Nga 21 personat e ndaluar, 14 drejtonin automjetet pa e dhënë provimin për patentë shoferi. Në mesin e tyre janë persona nga Shkupi dhe rrethina, Velesi, Çashka, Manastiri, Ohri, Vallandova dhe Tetova.
Ndërkaq, tre persona janë privuar nga liria pasi drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit. Bëhet fjalë për S.K. (54) nga Shkupi, T.S. (68) nga rrethina e Radovishit dhe D.S. (41) nga rrethina e Tetovës.
Policia ka privuar nga liria edhe katër persona të tjerë për drejtim të automjetit gjatë kohës kur ndaj tyre kishte ndalim aktiv për drejt.








