21 vjet nga ekstradimi i ish-diktatorit Sllobodan Millosheviq në Hagë

21 vjet nga ekstradimi i ish-diktatorit Sllobodan Millosheviq në Hagë

Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili njihet edhe si kasapi i Ballkanit, më 28 qershor 2001 u ekstradua në Hagë, pasi më 27 maj 1999 u bë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviq u akuzua edhe për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai ishte ekstraduar me urdhrin e qeverisë serbe. Millosheviq u arrestua në Beograd më 1 prill 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra-mijëra njerëzve.

Gjykimi ndaj Millosheviqit në Hagë nisi më 12 shkurt 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë zgjati deri më 25 shkurt 2004. Mbrojtja e tij nisi në fund të gushtit të atij viti.

Procesi gjyqësor ndaj Millosheviq-it u ndërpre dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare që ai kishte dhe tensionit të lartë të gjakut.

Më 22 shkurt, Millosheviq deklaroi se nuk ishte në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa më 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi.

Më 11 mars në ora 9:30, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button