210 autobusë pritet të kthehen në rrugët e Shkupit, publikohet thirrja për transportuesit privatë

210 autobusë pritet të kthehen në rrugët e Shkupit, publikohet thirrja për transportuesit privatë

Gazetar: Mefail Ismaili

Qyteti i Shkupit publikoi thirrjet për transportuesit privatë. Jovica Zafirovski thotë se do të tërheqin të gjithë dokumentacionit e publikuar të Qytetit të Shkupit për të përgatitur dokumentet për aplikim. Sipas tij të gjithë 210 autobusët do të kthehen në punë në rrugët e kryeqytetit.

“Do të shohim gjithçka që është e nevojshme, do e mbledhim dokumentacionin dhe në periudhën e parashikuar ne do i dorëzojmë dokumentet dhe në afatin e parashikuar ne do i dorëzojmë dokumentet për të marrë pjesë në këtë thirrje publike. Thirrja publike përfundon diku më datë 21 të këtij muaji, ofertat do të hapen më 26 mars dhe mendojmë se në fillim të muajit të ardhshëm ne do të kthehemi në punë”, tha Jokvica Zafirovski, transportuesit privat.

Në rrugët e Shkupit do të kthehen edhe autobusët ekologjikë, të cilët transportuesit privatë nuk i përdorën për një kohë të gjatë, për shkak të çmimit të lartë të metanit.

“Çmimi i metanit për momentin është shumë i mirë, në nivel të njëjtë me të dizelit, kështu që ne luftuam që të kemi autobusë ekologjik sa më shumë, për momentin kemi rreth 25 autobusë ekologjik me gaz natyror dhe ato do i inkuadrojmë”, u shpreh Jokvica Zafirovski, transportuesit privat.

Transporti publik në kryeqytet për muaj të tërë është në kaos, pasi transportuesit privatë ndërprenë punën duke akuzuar se Ndërmarrja për Qarkullim Publik, nuk i paguante për angazhimin e tyre. Pas rreth gjysmë viti mos arritje të marrëveshjes me Qytetin, transportuesit privatë themeluan këshill të ri organizativ, pas çka u pranuan në takim nga Danella Arsovska dhe arritën marrëveshje që të kthehen në punë dhe tu paguhet borxhi për të cilin kanë punuar. Ndërkohë Arsovska dhe dy shoqëritë e transportuesve privatë, “Mak Ekspres” dhe “Slloboda Prevoz” kontestin e tyre do ta zgjidhin në gjykatë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button