22 viktima dhe 556 raste me koronavirus në vend

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 953 testime për Kovid dhe prej tyre 556 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 404 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 22 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 414 757 testime dhe pre tyre 86 150 persona janë prekur nga virusi korona, ndërsa janë shëruar 67 164. Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 2 614, kurse numri i rasteve aktive është 16 372.

LEXO EDHE:

Back to top button