“Lidhja Ndërkombëtare”, Boki-13 kërkoi përjashtimin e gjykatëses

Boki 13 me akuza të reja, Gjykata Penale dhe gjykatësja që e gjykon janë politikisht të orientuar. Në sallën e gjyqit ai përsëriti akuzat, dyshon se çështja kundër tij është e motivuar politikisht. Në seancën e fundit për rastin Lidhja Ndërkombëtar, ai kërkoi përjashtimin e gjykatëses. Sot u informua se propozimi ishte refuzuar, kështu që kërkoi përsëri, gjykatësja të mos e gjykojë në këtë rast.

Dorëzoj kërkesë të re për shkak të dyshimit se gjykatësja është politikisht e orientuar dhe ka lidhje me kryetarin e kësaj gjykate, për të cilin e di se si është zgjedhur në këtë pozitë. Dyshoj se kjo është një çështje politike dhe se ky këshill gjykimi është i kontrolluar politikisht nga Kryeministri Zoran Zaev dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të lartë – tha Boki 13.

Ish-deputetja e LSDM-së gjithashtu e akuzuar në rastin “Lidhja Ndërkombëtare” Remenski theksoi se nuk ka prova kundër saj. Ajo beson se është pjesë e aktakuzës për të fituar peshë politike dhe njoftoi edhe kallëzim penal kundër policive dhe prokurorëve të cilët, sipas saj, kryen bastisje të paligjshme në shtëpinë e saj dhe kanë marrë dokumente.

Do të ketë përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët në rastin e abuzimit të kompetencave të tyre dhe përveç kësaj do të sjell para gjykatës dokumentet që u morën nga shtëpia ime, për të cilat nuk kishte asnjë arsye për t’u marrë nga unë – tha Frosina Remenski, e pandehur.

Boki 13 akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash. Dy nga ndihmësit e tij janë akuzuar për ndihmë dhe përkrahje, ndërsa Frosina Remenski po ndiqet penalisht për ndihmë dhe mashtrim. Babai i Bokit, Mile Jovanovski, gjithashtu është i akuzuar. Sipas prokurorisë, Boki me mashtrim ka nxjerrë rreth një milion euro nga biznesmenët Siljan Micevski dhe Adrijan Amzovski për ndërtimin e shtëpive të pretenduara të pleqve.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button