Kovaçevski: Nuk duhet të ketë energji elektrike të subvencionuar për kompanitë që nuk kanë ulur çmimet

Kovaçevski: Nuk duhet të ketë energji elektrike të subvencionuar për kompanitë që nuk kanë ulur çmimet

Gazetar: Ile Petrevski

Ministria e Ekonomisë edhe zyrtarisht kërkoi nga Qeveria të hiqet masa e subvencionimit të rrymës për kompanitë e sektorit të produkteve ushqimore.  Siç njoftoi Alsat ditë më parë kjo ndodh për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për uljen e çmimeve. Ndërkohë kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk pajtohet me të dhënat e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, se 70 për qind e kompanive nga sektori i prodhimeve ushqimore nuk i kanë ulur çmimet, dhe thotë se një pjesë e mirë e kompanive e kanë respektuar marrëveshjen. Kryeministri në një farë mënyre mbrojti kompanitë dhe tha se ata që nuk i kanë ulur çmimet me siguri kanë pasur kosto të rritura.

“Ajo që kemi është se, në pjesën më të madhe ose le të themi në një pjesë të mirë të kompanive, kemi një ulje prej shtatë deri në 12 për qind të çmimeve të ushqimeve”, deklaroi Dimitar Kovacevski, kryeministër.

“Sipas të dhënave paraprake, një pjesë e konsiderueshme e kompanive që janë mbi 250, dhe që përdorin masën e subvencionimit të energjisë elektrike, pothuajse mbi 60-70% nuk kanë respektuar vendimin dhe kanë mbajtur të njëjtat çmime krahasuar me muajin nëntor, para se të hyjë në fuqi vendimi për subvencionimin e rrymës”, tha Kreshnik Bekteshi, ministri i Ekonomisë.

Në lidhje me këtë masë ka një mospërputhje mes kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, në pjesën nëse edhe më tej këto kompani që respektuan marrëveshjen për uljen e çmimeve të ushqimeve duhet të vazhdojnë të përdorin energji elektrike të lirë. Kovaçevski thotë se po, kurse Bekteshi beson se masa do të shfuqizohet dhe paratë për këtë qëllim do të përdoren për një qëllim tjetër. Ekonomistët thanë se nuk mund të pritet që me një premtim xhentëlmeni, shteti dhe biznesi të bien dakord, që biznesi të marrë energji elektrike të lirë, dhe më pas të ulë çmimet e produkteve. Që të ndodhte kjo, u desh të miratohej një ligj që do të përmbante detyrime konkrete, si dhe sanksione për ata që nuk respektojnë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button