Lejkers merr fitore të rëndësishme ndaj Hjustonit

Los Anxheles Lejkers ka marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme në NBA. “Lejkersat” kanë triumfuar në udhëtim te Hjuston Rockets me 33 pikë diferencë 109:134. Kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë sfidat e fundit, ku Lejkers janë futur në një seri të rezultateve të mira. Në momentin që janë në fushë tre yjet LeBron Xhejms, Entoni Dejvis e D’Angelo Rasell, Lejkers nuk pësojnë kurrë humbje.

Qendra dominante Entoni Dejvis ka qenë fantastik në këtë sfidë me 40 pikë, nëntë kërcime, dy bllokada e një asist. Me lojë të mirë u dallua edhe japonezi Haçimura me 20 pikë e 12 kërcime, derisa LeBron Xhejms kompletoi ‘Triple-double’ me 18 pikë, 10 kërcime e 11 asiste. Te vendasit më efikas ishte Green me 24 pikë, por që nuk ishin tëmjaftueshme për të triumfuar ndaj Los Anxheles Lejkers.

Me fitoren ndaj Houston, Lejkers tani kanë bilanc prej 40 fitoreve e 38 disfatave, derisa synimi është pozita e gjashtë në tabelë para “Play Off”-it kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund.

LEXO EDHE:

Back to top button