Anri: Mesi te rikthehet te Barça, te PSZH-ja nuk e respektojnë

Legjenda e futbollit francez, Tieri Anri ka dhënë një mesazh për Lionel Mesin në prag të ndeshjes mes PSZH-së dhe Lionit në Ligue 1 të Francës, ku kjo e fundit doli me tre pikë nga ‘Parku i Princave’.

Para fillimit të ndeshjes, Anri dëgjoi tifozët vendas duke fikshkëllyer fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi.

“Kjo është një çmenduri. Si mund të fishkëllehet lojtari që ka 13 gola dhe 13 asiste. Ai duhet të largohet sa më parë dhe të shkoj në Barcelonë”.

Kujtojmë që kontrata e Lionel Mesit me Paris Sen Zhermenit skadon në fund të muajit qershor të këtij viti. Ai është në bisedime me krerët e PSZH-së ,por ende nuk është arritur ndonjë akord.

LEXO EDHE:

Back to top button