Ja për sa para mund të jetoni në shtëpinë e Ronaldos

Kristiano Ronaldo ka vendosur të lëshojë me qira vilën e tij luksoze në Madrit, në të cilën banonte kur luante me Realin e Madridit. 7 dhoma gjumi, 9 tualete, dy pishina (një e brendshme dhe një e jashtme) dhe një palestër moderne: një shtëpi aq e madhe sa mund të humbisni në të, siç zbuloi Georgina në Netflix.

Shuma e qirasë është pa dyshim në lartësinë e vilës. Në fakt, portugezi kërkon gati 10 mijë euro në muaj në formë qiraje. CR7 e kishte blerë shtëpinë kur u transferua nga Man. Junajted te Real Madridi për 4.8 milionë stërlina. Shtëpia është projektuar nga arkitekti Joaquind Torres. Në dorezat e dyerve ka ende inicialet e Kristiano Ronaldos. CR7 ka disa prona në mbarë botën: dy shtëpi të shkëlqyera në vendlindjen e tij, Madeira, ishulli ku ai lindi dhe u rrit. Ai gjithashtu zotëron pronën në Torino me pamje nga qyteti dhe tjetra në Cheshire, që e përdori kur luajti për Man. Junajtedin. Së fundi, Ronaldo ka edhe një shtëpi pushimi në Marbella, në Spanjë.

LEXO EDHE:

Back to top button