Euroliga, mësohen skuadrat çerekfinaliste

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 32-të dhe të fundit të sezonit të rregullt në Euroligë, duke përcaktuar edhe 8 skuadrat çerekfinaliste, që do të vijoijnë më tej garën për titullin kampion. Tashmë do te luhet me sistem eliminimi, ku avancon më tej skuadra që fiton 2 nga 3 ndeshjet çerekfinale.

Në krye të renditjes u klasifikua skuadra greke e Olimpiakos, që fitoi 86-78 ndaj Baskonia Gasteiz. Për grekët ky ishte triumfi i 23-të sezonal, po aq sa edhe skuadra e Real Madridit, që humbi kreun pas humbjes 100-96 në fushën e Makabit. Në vendin e tretë u rendit Barcelona, që mundi 85-71 Valencia në derbin spanjoll.

Tetë ekipet e kualifikuara për në fazën çerekfinale të “Play Off”-it janë: Olimpiakos, Real Madridi, Barcelona, Monako, Makabi Tel Aviv, Partizan Beograd, Zhalgiris Kaunas dhe Fenerbahçe.

Ndeshjet e “Final Four” do të luhen në Kaunas të Lituanisë, më datat 19-21 maj.

 

Euroliga – Raundi 32-të

Alba Berlin – Villeurbanne, 88-71

Crvena Zvezda – Fenerbahçe, 91-89

Olympiacos – Baskonia Gasteiz, 86-78

Maçabi Tel Aviv – Real Madrid, 100-96

Virtus Bolonja – Armani Milano, 89-84

Anadolu Efes – Monaco, 87-72

Bayern Mynih – Zalgiris Kaunas, 80-83

Partizan Beograd – Panathinaikos, 83-81

Barcelona – Valencia Basket, 85-71

LEXO EDHE:

Back to top button