Pas Lisandro Martinezit edhe Varane humb sezonin?!

Një natë që duhet harruar sa më parë ka qenë e enjte mbrëma për Man. Junajtedin dhe dueli me Seviljën në “Old Traford”. Gjiganti anglez ka qenë në epërsi 2-0 nga pjesa e parë, por në fund të saj barazoi me dy autogola duke ia vështirësuar punët vetës për një kalim në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Përpos epërsisë prej dy golave që e humbën, “Djajtë e Kuq” në këtë takim morën dy godite të mëdha pasi u lënduan dy titullarët e mbrojtjes, Rafael Varane dhe Lisandro Martinez.

Qendërmbrojtësi argjentinas Lisanandro Martinez do t’i nënshtrohet një operimi dhe nuk pritet të luaj më këtë sezon dhe kjo është konfirmuar. Por mediumi anglez ‘The Athletic’ ka raportuar se përpos Lisandro Martinezit, “Djajtë e Kuq” kanë humbur për pjesën tjetër të sezonit edhe qendërmbrojtësin tjetër Rafael Varane.

Edhe pse Ten Hag tha se Varane do të jetë jashtë për disa javë, testet e fundit kanë treguar se Varane së paku gjashtë javë nuk do të jetë në fushat e blerta. Kjo do të thotë fund i sezonit për francezit dhe me Manchester United që pëson një goditje në fazën finale të kampionatit, por edhe të Ligës së Evropës.

Djajtë e Kuq do të jenë pa dy qendërmbrojtësit në fazën kryesore të sezonit dhe kjo pritet t’i shkaktojë atyre shumë probleme.

LEXO EDHE:

Back to top button