Drejtori sportiv i Interit në Barcelonë, zbulohet plani i Ausilios

Sezoni i dobët i Interit në Serinë A ka të ngjarë t’i kushtojë shtrenjtë Simone Inzagit, pavarësisht se skuadra italiane është në rrugë të mbarë drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku tashmë ka një avantazh 2-0 ndaj Benfikas.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, u takua këtë të premte në Barcelonë me Eduardo Crnjar, që është menaxheri kroat i Roberto de Zerbi.

Trajneri 43-vjeçar italian ka bërë bujë te Brajtoni (skuadra nga jugu i Anglisë zë vendin e 7-të në Premier Ligë dhe është në gjysmëfinale të FA Cup, ku do të përplaset me Man. Junajtedin) dhe siç shpjegon gazeta italiane, është kandidat serioz për vendin e Inzagit.

Ausilio, në fakt, nuk ka udhëtuar për në Barcelonë vetëm për De Zerbin, ai gjithashtu hodhi bazat për një shkëmbim të mundshëm mes Frenk Kesié-t për Marselo Brozoviçit.

LEXO EDHE:

Back to top button