Probleme me ujin e pijshëm në Strugë

Probleme me ujin e pijshëm në Strugë

Gazetar: Miki Trajkovski

Struga edhe këtë verë do të ketë probleme me ujin e pijshëm. Kjo është veçanërisht e dukshme në fshatrat ku furnizimi me ujë menaxhohet nga bashkësitë lokale. Qendra për Shëndet Publik në Ohër thotë se këtë vit në rajonin e komunës së Strugës nga analizimi i mbi 60 mostrave të ujit të pijshëm nga ujësjellësit e fshatrave, ka pasur 14 mostra nga pesë fshatra që nuk janë të sigurta për konsum.

“Nuk ka dezinfektues të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm. Diku nuk ka aspak, gjë që paraqet një rrezik potencial për zhvillimin e mikroflorës patogjene dhe baktereve që do të shkaktonin më tej probleme shëndetësore në popullatë duke përdorur atë ujë”, Sasho Toçkov – Drejtor i Qendrës për Shëndet Publik.

Bëhet fjalë për fshatrat Jabllanicë, Xhepin, Lukovë, Nerez dhe Piskupshtinë. Me këtë problem merren edhe disa nga partitë në komunë. Aleanca për Shqiptarët thotë se vitin e kaluar gati 20,000 qytetarë kishin probleme me qasjen në ujë të pastër. Lulzim Nasufi – kryetar i Aleancës për Shqiptarët-Strugë.

Por drejtori i Ujësjellësit të Strugës, Dashmir Nasufi argumenton se situata nuk është siç është paraqitur.

“Pavarësisht reshjeve të shumta deri më tani, ne nuk kemi asnjë problem me cilësinë e ujit të pijshëm në ujësjellësin e qytetit si më parë. Fakt është se një pjesë e rrjetit të ujësjellësit në Strugë është ende e vjetër dhe është normale që ndonjëherë të lindin probleme. Në disa raste, ne intervenojmë duke zëvendësuar tubat e vjetër ”, Dashmir Nasufi – Drejtor i ujësjellësit të Strugës.

Megjithatë, sipas Qendrës për Shëndet Publik, një nga zgjidhjet për qytetarët për të pasur ujë të shëndetshëm është që ndërmarrja e ujësjellësit në Strugë të marrë përsipër menaxhimin e të gjitha ujësjellësve ruralë. /alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button