29-vjeçarja sulmohet nga peshkaqeni në Australi, plagoset rëndë

29-vjeçarja sulmohet nga peshkaqeni në Australi, plagoset rëndë

Një sulm i frikshëm nga një peshkaqen ka ndodhur në Sidnej të Australisë. Fatmirësisht 29 vjeçarja që u sulmua në këmbë prej tij arriti të shpëtojë mrekullisht.

Jeta e një 29-vjeaçare është rrezikuar nga një peshakqen teksa kishte hyrë për t’u larë në brigjet e detit Tasman.

Lauren O’Neill u kafshua nga një peshkaqen dem teksa po notonte në perëndim të diellit në portin e Sidneit.

Këmba e 29-vjeçares u plagos rëndë, por kirurgët punuan gjatë gjithë natës për ta shpëtuar atë nga amputimi, sipas Daily Telegraph.

Në një deklaratë të mërkurën, zonja O’Neill vlerësoi ndihmën e shpëtimit të ofruar fillimisht nga njerëzit që u gjendën aty pranë, stafi mjekësor dhe policia.

Ajo tha se kishte bërë një “zhytje të shkurtër” afër bregut në Gjirin e Elizabeth pas një dite të nxehtë – siç bënte shpesh – kur u sulmua.

Mediat lokale kanë raportuar se notarja jetonte pranë një pishine oqeanike të pajisur me rrjeta peshkaqenësh, por shpesh notonte në ujë të hapur.

Ata e ndihmuan O’Neill të dilte nga uji dhe një grua me profesion veterinere aplikoi një tunik për të frenuar gjakderdhjen, që ishte ajo cc’ka mundi t’i shpëtonte jetën.

Porti i Sydney është një habitat i njohur për peshkaqenët e demave, por sulmet në zonë janë të rralla.

Ekspertët kanë përsëritur paralajmërimet për vendasit që të qëndrojnë jashtë portit në ditët e nxehta dhe në agim ose muzg – kohë të aktivitetit më të madh të peshkaqenëve.

LEXO EDHE:

Back to top button