290 sanksione për shkelje në trafik në Shkup, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (09.02.2021) vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 290 shkelje në trafik, mes të cilave: 25 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 28 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. MPB-ja ka shqiptuar edhe 9 gjoba për kalim në të kuqe në semafor, 30 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 77 për parkim të parregullt. Janë gjobitur edh 21 këmbësor.

LEXO EDHE:

Back to top button