295 përfaqësues të ARM-së do të ndihmojnë policinë në sigurimin e objekteve shëndetësore

295 përfaqësues të ARM-së do të jenë në shërbim të sigurimit të objekteve shëndetësore të cilat për momentin janë shndërruar në Kovid-Qendra. Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, përfaqësuesit e ARM-së nuk do të jenë të armatosur, por do të jenë në mbështetje logjistike të policisë.

“Gjatë ditës së djeshme nga ana e Shtabit kryesorë është dhënë planë për pikat që duhet të sigurohen nga Armata dhe Policia, që një numër i madh prej tyre janë Kovid-Qendra. Armata do t’i asistoj policisë, numri është 295 përfaqësues të armatës. Armata nuk do të jetë e armatosur, por do të jetë në shoqërim të policisë, gjithkund ku të paraqitet nevoja. Armata ka për detyrë vetëm të mundësoj që punonjësve shëndetësorë të mund të kryejnë punën e tyre”, tha Stojançe Angelov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

LEXO EDHE:

Back to top button