299 raste të reja dhe 4 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1315 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë njofton se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 106 qytetarë, ndërsa më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 184, pasuar nga Korça me 23, Vlora 12, Kuçova 11, etj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64-vjeçar nga Elbasani, një 65-vjeçar nga Tropoja, një 77-vjeçar nga Tirana, një 81-vjeçar nga Gramshi.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 19.157 raste, prej tyre 10.654 janë shëruar, 8.026 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 477 pacientë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button