3 vlerat që kripa e detit i dhuron trupit në lëkurë, flokë, dhëmbë

Kripa natyrale e detit njihet për vlerat e saj të pafundme në shëndet e sidomos në lëkurë. Kjo kripë është e mbushur me minerale si magnezi, kaliumi dhe kalçiumi të cilat ndihmojnë në largimin e papastërtive dhe largojnë inflamacionin.

- Advertisment -

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do ju tregojmë se si të përfitoni në tre mënyra nga ky produkt natyral. Ndiqni mëposhtë të gjitha këshillat të shpjeguara hap pas hapi.

Pastron lëkurën
Nëse keni kohë që nuk bëni një pastrim fytyrë, e ndjeni atë të ashpër, të mbushur me papastërti e të thatë atëherë keni nevojë për skrab. Skrab-i apo scrub nga anglishtja është procesi i fërkimit të lëkurës me kripë sheqer apo ndonjë copë të ashpër për të nxjerrë jashtë papastërtitë. Ky proces zakonisht bëhet gjatë apo pak pas dushi kur lëkura është e butë dhe poret janë të hapura.

Kështu kripën e detit mund ta përdorni për të krijuar një skarb të shëndetshëm në shtëpi, bashkojeni me pak mjaltë. Përzieni në një enë 2 lugë gjelle kripë deti apo kripë të trashë dhe 3 lugë e gjysmë mjaltë. Merrni pak nga kjo masë në duar dhe fërkoni lëkurën e trupit duke ushtruar forcë derisa të fillojë të skuqet paksa. Ndërsa për fytyrën bëni një masazh më të lehtë në mënyrë që të mos e acaroni lëkurën.

Kundër zbokthit
Keni probleme me zbokthin? Kripa e detit mund t’ju vijë në ndihmë menjëherë. Mjafton të ndani flokët në gjysmë të hidhni pak kripë tek skalpi juaj dhe të masazhoni kokën lehtë. Kjo do të largojë gradualisht zbokthin ndërsa në fund mos harroni të lani flokët.

Zbardh dhëmbët
Kripa mund të largojë gurrëzat, papastërtitë dhe të gjitha problemet që mund të keni me ngjyrimin e dhëmbëve. Përzieni gjysmë luge çaji me kripë deti dhe një lugë çaji me sodë buke e më pas aplikojeni në tek pasta e dhëmbëve dhe lani dhëmbët si zakonisht. Këtë metodë pastrimi nuk rekomandohet ta bëni çdo ditë pasi mund të acaroni mishrat e dhëmbëve dhe të gjithë gojën, ndaj limitojeni në 1 herë në javë./AgroWeb

LEXO EDHE:

Back to top button