Tiranë, reagime të shumta për detin me Greqinë


Debate dhe reagime të shumta ka nxitur në Tiranë vendimi mbi zgjerimin ujrave territoriale të  Greqisë me 12 milje në Jon edhe pse sipas mediave greke vendimi i Kiriakos Micotakis nuk cenon ujërat territoriale shqiptare por është thjeshtë një lëvizje simbolike dhe tërësisht politike.

Por, opozita dhe ekspertë të fushës në Tiranë kanë kundërshtuar synimin e palës greke duke theksuar se në këtë rast Shqipëria do të humbiste rreth 350 kilometra det.

“Greqia, si çdo shtet tjetër anëtar i Marrëveshjes së Ligjit Detar të vitit 1982, ku Gjeografia e lejon atë dhe të drejtat sovrane të një shteti tjetër nuk cenohen, gëzon të drejtën për të zgjeruar ujërat e saj territoriale, sipas parashikimeve të marrëveshjes ndërkombëtare” kanë njoftuar mediat duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Jashme në Tiranë në lidhje me vendimin e qeverisë Greke për të shtrirë zonën e saj bregdetare në perëndim nga 6 në 12 milje detare.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria dhe Greqia, si vende fqinje që ndajnë zonat detare, “janë të angazhuar për të arritur një marrëveshje të re, në një frymë mirëkuptimi dhe përfitimi të ndërsjellë, bazuar në parimet dhe rregulloret e ligjit të detit, përvoja ndërkombëtare dhe respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese Shqiptare “, i cili, siç dihet, anuloi Marrëveshjen e mëparshme midis dy qeverive në 2009”.

Edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ka thënë se nga një vendim i tillë pala shteti shqiptar nuk do të ketë asnjë humbje ndërsa reagimet tha se janë të nxitura nga opozita dhe Sali Berisha.

Disa ekspert ndërkohë kanë thënë se pas synimit të Greqisë qëndron pretendimi i saj për të goditur Turqinë apo zgjerimin e ujërave të saj në drejtim të tokës turke, që mund të rris edhe më shumë tensionet mes dy vendeve.

Zv/sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere konfirmoi se presidenti amerikan Donald Tramp ka telefonuar presidentin turk Erdogan dhe ka kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë përmes dialogut. Greqia ka kundërshtuar eksplorimin aktual të Turqisë për energji në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të godasë territorin detar turk të bazuar në ishujt e vegjël afër bregdetit turk. Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije të shpimit për të eksploruar energji në ndarjen e saj kontinentale, duke theksuar se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore kanë të drejta në rajon.

ALSAT

LEXO EDHE:

Back to top button