30 ditë paraburgim për trajnerin e xhudos nga Prilepi, abuzoi me një të mitur

Një akt i neveritshëm ka ndodhur në një klub të xhudos në Prilep. Prindërit i kanë dërguar vajzat e tyre të mitura të mësojnë arte marciale. Por, atje ata u abuzuan seksualisht nga një trajner 46 vjeçar. Pas disa muajsh vuajtje, njëra nga vajzat ka treguar se çfarë i kishte ndodhur. Prindërit kanë denoncuar rastin në polici, dhe trajneri tashmë është ndaluar për 30 ditë.

I dyshuari si trajner i xhudos, nga prilli deri në nëntor të vitit 2020, në Prilep dhe vende të tjera, për shkak të plotësimit të pasioneve të tij seksuale, duke abuzuar pozitën e tij, ka kryer veprime seksuale ndaj fëmijëve që kanë mbushur 14 vjet, nxënëse që iu besuan atij për trajnim dhe edukim – njoftojnë nga PTHP.

Hetimi duhet të tregojë, nëse ka edhe vajza të tjera që janë abuzuar seksualisht. Prokuroria është duke ndjekur penalisht trajnerin, sipas Nenit 189 të Kodit Penal – Përdhunim me keqpërdorim të pozitës. Nëse shpallet fajtor, ai do të përballet me dënim me burg.

Një mësues, edukator, prind birësues, kujdestar, njerk, mjek ose person tjetër i cili, duke abuzuar me pozicionin e tij, do të kryejë përdhunim ose veprimtari tjetër seksuale me një të mitur më të vjetër se 14 vjet, që i është besuar atij për mësim, edukim, kujdestari ose kujdes do të dënohet me burg nga 1 deri pesë vjet burg -thuhet në Kodin Penal, neni 189, paragrafi 2.

Për më tepër, xhudisti-abuzues do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 45 të Kodit Penal, i cili i referohet një vepre të vazhduar penale, sepse abuzimi i të miturve ka zgjatur për rreth 8 muaj.

Bojan Stojanovski

 

LEXO EDHE:

Back to top button