310 shoferë të sanksionuar në Shkup, 106 për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit janë sanksionuar 310 vozitës, mes tyre për ngasje pa patentë shofer janë sanksionuar 17 persona dhe 106 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë.
MPB sot informon se janë sanksionuar 17 automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar, si dhe 12 motoçiklistë, kurse janë shqiptuar 81 masa për parkim të parregullt dhe 37 gjoba për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.
“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, njoftojnë nga MPB-ja nga ku apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.