Mjekët, festë duke “luftuar” me Kovid-19 dhe duke shpëtuar jetë njerëzish

Viti i Ri ka ardhur për të gjithë ne. Për ne që festuam, për ata që po luftojnë për jetën e tyre për shkak të kovid19, por edhe për mjekët që luftojnë për t’i shpëtuar. Shumë prej mjekëve, infermiereve në natën e ndërrimit të viteve nuk ishin me familjet e tyre, por me pacientët e prekur nga virusi Korona.

“Derisa disa e pritën me gëzim 2021-in, të tjerët në një shtrat spitali duke luftuar për jetën e tyre. Pacientët e infektuar me kovid19, këtë vit kanë një dëshirë – të largohen nga spitali gjallë dhe me shëndet. Ata në vend se me familjen e tyre, ata festuan Vitin e Ri me stafin mjekësor”.

Biljana Petreska është njëra nga mjeket, që ishte me pacientët në Klinikën e Sëmundjeve Infektive për Vitin e Ri. Këtë vit, Petreska nuk ishte me familjen e saj për të festuar vitin e ri, por veshi mentelin e bardhë edhe për pritjen e vitit 2021.

Është e vërtetë që jemi duke luftuar me këtë sëmundje për 10 muaj. Edhe ne jemi njerëz, normalisht kemi familje në shtëpi, fëmijë, burrë, familje. Ne kujdesemi për të gjithë pacientët që vijnë tek ne, përpiqemi t’i ndihmojmë sa më shumë që të mundemi. Ne kemi qenë në punë për një kohë të gjatë, i kushtojmë një kohë të gjatë punës sonë që t’i ndihmojmë ata, megjithatë, profesionalizmi është mbi të gjitha, është detyrimi ynë dhe ne duhet ta përfundojmë atë – tha Biljana Petreska, mjeke në Klinikën Infektive.

Ajo ka një dëshirë për vitin 2021, që të mos e sëmurë familjen e saj.

Epo, kam një dëshirë, të përfundojë kjo luftë e përditshme, ta mposhtim sëmundjen dhe të kemi më shumë shëndet dhe lumturi. “Me të vërtetë nuk do të kisha dëshira të tjera të veçanta – u shpreh Biljana Petreska, mjeke në Klinikën Infektive.

Nata në Klinikën Infektive kaloi e qetë. Mjekët apeluan që qytetarët të respektojnë masat për tu mbrojtur nga virusi.

“Në vitin e ri shohim shpresë tek vaksina për të mposhtur koronavirusin. Pikërisht me imunizimin e popullsisë, më në fund do ti shohim buzëqeshjet në fytyrat tona”.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button