4 kompani aplikuan për investitorë strategjik

Zgjedhja e investitorëve strategjik nuk do të jetë detyrë e lehtë – theksojnë ekonomistët. Për të parandaluar shpërdorime të mundshme në lidhje me përfitimet që shteti do t’u ofrojë këtyre investitorëve, ekonomistët përmendin si faktor kryesor administratën që duhet të trajnohet për vlerësimin e rrezikut. Detyra e tyre do të jetë jo vetëm të vlerësojnë se çfarë investimesh i duhen shtetit por gjithashtu të jenë të gatshëm dhe t’u përgjigjen me kohë të gjitha kërkesave nga kompanitë. Ekonomistët ngrenë dyshime nëse shteti aktualisht ka një staf të tillë nëpër ministri.

“Ekipet e ekspertëve të cilët do t’i përkushtohen kësaj detyre, pasi aktivitetet e këtyre kompanive janë zakonisht të mëdha, ato kanë jo vetëm dimension nacional, por edhe dimension serioz të veprimtarisë ndërkombëtare dhe kjo duhet të jetë nxitje për administratën për të rritur kapacitetin e saj për shërbim efikas. Sigurisht, duhet analizuar se çfarë efektesh ka investitori strategjik në ekonominë nacionale në tërësi, jo vetëm ekonomikisht por edhe në aspektin social- deklaroi Leonid Nakov- profesor universitar.

Deri më tani, katër investitorë kanë shprehur interes për të fituar statusin për të qenë strategjik. Prej tyre është edhe një kompani vendase kurse tri janë të huaj. Si investitorë strategjik do të konsiderohen ata që do të investojnë të paktën 100 milion euro në vend, pra të paktën 50 milion euro në qytete dhe të paktën 30 milion nëpër fshatra. Çdo projekt investimi do të duhet të miratohet nga Kuvendi dhe pastaj të fillojë me zbatim.

Qeveria e RMV

Çdo investim i mundshëm do të trajtohet në mënyrë të veçantë, përkatësisht kompania do t’i paraqesë Qeverisë projekt propozim dhe kërkesë për përfitime dhe autorizime. Qeveria do t’i vlerësojë ato dhe nëse  janë të pranueshme për të dyja palët për secilën prej tyre, Qeveria do të miratojë ligj të veçantë për secilin investim strategjik.”

Sipas Qeverisë, investitorët strategjikë nuk do të marrin më shumë  përfitime shtesë nga ndihma shtetërore e caktuar me ligj, por do të kenë vetëm proces më të shpejtë për marrjen e lejeve, me çka do t’i shmangin procedurat burokratike. Afati i fundit i aplikimit për investitorët që duan të marrin statusin strategjik zgjat deri më 31 janar 2021. Në Kroaci, ligj i këtillë  funksionon që nga viti 2003 dhe ka rreth 20 investitorë strategjikë. Mali i Zi si strategjik i shpall investitorët që investojnë në turizëm, por për disa vite kanë  problem sepse në ligjin e tyre investitorët u liruan nga disa tatime që më pas mbeten në kurriz të shtetit.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button