Rritet numri i përdoruesve të narkotikëve

Shifra alarmante të përdoruesve të lëndëve narkotike në vendin tonë. Edhe pse numri i personave që përdorin lëndë të ndryshme narkotike është i lartë, vetëm një e treta e tyre trajtohen nga institucionet e shtetit për rehabilitim, risocializim ose mjekim të përhershëm. Në vend ka mbi 6800 persona që përdorin drogë, ndërsa vetëm rreth 1600 prej tyre trajtohen.

 “Sipas hulumtimit rreth 9 për qind e popullatës së përgjithshme në vendin tonë ka provuar së paku një herë në jetë substancë të drogës së palejuar. Kjo përqindje tek të rinjtë rreth 15 – 24 vjet është 19%. Që do të thotë 19% e popullatës së re 15-24 vite së paku një herë në ditë ka përdorur substancë ilegale, ndërsa 1% e popullatës së përgjithshme ka provuar heroinë. Në Maqedoni nuk programe për mjekim nga Kokaina, nga substancat e reja si Amfitamin e kështu me radhë. Në Maqedoni nuk ekzistojnë programe për shërimin e fëmijëve të cilët janë të varur nga droga- deklaroi Vllatko Dekov, Hops.

Nga ministria e Shëndetësisë thonë se me Programin për mbrojtje shëndetësore të personave me sëmundje të varshmërisë sigurojnë terapi për 1550 persona. Ndërkohë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se rehabilitimi dhe risocializimi i përdoruesve të lëndëve narkotike bëhet përmes ndihmave financiare për familjet e përdoruesve dhe përmes shërbimeve sociale në qendrat e rehabilitimit.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button