4 të lënduar pas një përleshjeje fizike në Viti

4 të lënduar pas një përleshjeje fizike në Viti

Sipas njoftimit në këtë rast janë lënduar rreth 4 persona nga mjete të forta. Tre prej tyre janë dërguar në qendrën emergjente ne Gjilan dhe njëri në QKUK në Prishtinë.

“Në këtë rast katër persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës Hetimet Rajonale në Gjilan./rtk/

LEXO EDHE:

Back to top button