4 të vdekur nga zjarri në një kompleks banimi në Hong Kong

4 të vdekur nga zjarri në një kompleks banimi në Hong Kong

Të paktën katër persona, përfshirë një zjarrfikës, kanë vdekur, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në Hong Kong të mërkurën, kur një zjarr i madh shpërtheu në një kompleks banimi.

Dy nga të lënduarit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa i treti është stabil, sipas departamentit të zjarrfikësve, raporton Hong Kong Free Press, sipas Anadolu, përcjell KosovaPress.

Flakët u përhapën shpejt mbi skelat prej bambuje në kompleks, duke përfshirë të paktën tre ndërtesa në lagjen Tai Po në orët e pasdites, sipas South China Morning Post. Kompleksi, i quajtur Wang Fuk Court, ka tetë ndërtesa dhe më shumë se 1.900 apartamente.

Më herët, departamenti i zjarrfikësve ngriti alarmin e zjarrit në nivelin e dytë më të lartë. Raportohet se disa persona të tjerë janë bllokuar brenda ndërtesave. Fotot dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë tym të dendur që ngrihet në qiell teksa zjarri përfshinte një ndërtesë dhe zjarrfikësit punonin për të vënë nën kontroll flakët. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button