4 viktima dhe mbi 700 të infektuar me Covid në Shqipëri
Vijojnë të jenë të larta shifrat ditore të të infektuarve me Covid në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 5544 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 740 raste të reja dhe katër persona kanë humbur jetën. Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 715 qytetarë duke e çuar në 137,587 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Ndërkohë aktivë me Covid në të gjithë vendin janë 12,129 pacientë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.








