46 viktima dhe 433 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

Në vendin tonë janë regjistruar 433 raste të reja nga 2.453 testime të realizuara. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 641 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 46 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 718.626 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.002 persona.

Nga personat e infektuar, 132.171 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.818 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 15.013.

LEXO EDHE:

Back to top button