Sindikatat ankohen për presione nga qeveria

Kryetari i Konfederatës së sindikatave të lira, Bllagoja Rallkovski ka akuzuar Qeverinë për presione dhe ndjekje ndaj sindikalistëve që paralajmërojnë protesta dhe nuk mendojnë ashtu si pushteti. Rallkovski akuzoi se kryetarët e degëve të sindikatave janë shkarkuar apo ri- sistemuar në pozita më të ulëta dhe larg vendbanimeve të tyre, vetëm për shkak se kanë aktivitete sindikale.

“Jam larguar nga puna, e fitova rastin tim në Gjykatën e shkallës ës parë, pozitivisht në shkallë të dytë, pozitivisht në Gjykatë Supreme. Por, më pushuan përsëri me të njëjtën bazë. Shembulli i fundit është me sindikatën e policisë, paralajmëruan protestë dhe sërish i ri- sistemuan. Pas protestës së parë, i dërguan atë dhe bashkëshorten e tij të punojnë jashtë qytetit ku jetojnë”- deklaroi  Bllagoja Rallkovski- kryetar i KSL

Përfaqësuesit e kësaj sindikate që i përfaqëson të drejtat e punonjësve në sektorin publik, pohon se asnjëherë deri më tani të punësuarit në patronazhin e shtetit nuk kanë punuar nën presione si tani. Rallkovski shton se duhet urgjentisht të paguhet e tërë paga për persona të prekur nga Covid në vendet e punës. Paralajmëruan se do të organizojnë protestë për 1 Maj, por edhe se kanë një varg aktivitetesh për përmirësimin e të drejtave të punonjësve.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button