“Rruga drejt”, debat mbi reformat në arsim

Prapa propozim ligjit për digjitalizimin e librave mund të fshihet gjithçka tjetër, por jo edhe qëllimi për përmirësim të procesit arsimor. Ky ishte një nga konstatimet e Vjollcë Berishës nga Aleanca për Shqiptarët dhe kryetarit të UNSH-së Blendi Hodai që në emisionin “ Rruga Drejt” debatuan më zv.ministrin Arafat Shabani.


“Ndoshta nuk kanë mundësi që të përballojnë librat falas dhe tani po bëhet një mundësi për t’ia hedhur instancave më poshtë. A ka nevojë për reforma arsimi në vendin tonë. Ka nevojë, por për 20 vjet kemi parë se aq shumë kemi tentuar të bëjmë reforma dhe pastaj I kemi mbushur podrumet me kompjuter, me fosile kompjuterësh. Sa here kemi tentuar të punojmë njëherë me një libër dhe njëherë me një tjetër, na ka dështuar. Ne nuk kemi as një vit nga skandali më sapunin në shkollat tona, ndërkohë që po flasim për digjitalizim- deklaroi Vjollca Berisha – ASH.

Hodai nga Unioni i Shkollave të Mesme, ndan mendimin se dikasteri i Arsimit hapin për reforma e hedh duke pasur parësor politikën dhe jo dijen. Sipas tij, drejtuesit nuk janë mësuar të mbajnë përgjegjësi pasi u dështojnë reformat.

“Reforma për digjitalizim e librave shkollorë është hap në drejtimin e duhur, që na ka munguar. Nuk pajtohemi dhe e kundërshtojmë shumë Ministrinë e Arsimit për qasjen. Është qasje që neglizhon palët kryesore. Maqedonia e Veriut para vitit 2020 asnjëherë nuk e ka pasur prioritet Arsimin dhe Shëndetësinë. Duhet të ndodhte pandemia që  Maqedonia ta kuptonte se arsimi dhe shëndetësia janë sektorët ku duhet të investohet më shumë- tha Blendi Hodai.

Kundërshtimin e  prindërve për digjitalizimin e librave, zv.ministri Arafat Shabani e vlerëson si reagim pjesërisht të politizuar dhe pjesërisht të painformuar. Ai thekson planifikohet digjitalizim i librave, por realizim i procesit mësimor me prani fizike, atëherë kur kushtet e krijuara nga pandemia do ta lejojnë diçka të tillë.


“Kritikat kryesore janë se a është koha e duhur, sepse pandemia e shpejtoi punën e digjitalizimit. Po a duhet të qëndrojmë ne dhe të presim kohë më të mirë? Nuk është e vërtet se ndryshimi bëhet ad-hoc menjëherë. Për implementimin e ndryshimeve do të duhen 4,5,6 vite në versionin më të mirë. A hiqen tekstet? Tekstet nuk hiqen, vetëm marrin formë tjetër. Përgjegjësinë për tekstet e merr shkolla, komuna dhe ministria do të financojë me bllok dotacione- pohoi Arafat Shabani- zv.ministër i Shëndetësisë

Ministria e Arsimit nuk ka plan konkret për kthimin e fëmijëve nëpër shkolla në shtator, me arsyetimin se e vendosin institucione të tjera. Blendi Hodai tha se Unioni tashmë e ka përgatitur një plan të tillë dhe se po të dojë ministria mund ta huazojë.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button