5 rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë
5 rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë
Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit.
Kryesisht për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh. Ka raste, kur sëmundja përkeqësohet dhe shkakton pasoja të rënda që nënvizojnë nevojën urgjente për të shkuar tek mjeku.
Mësoni rastet kur një diabetik duhet të shkojë menjëherë në urgjencë:
Hiperglicemia
Hiperglicemia ndodh kur nivelet e sheqerit janë tepër të larta.
Nëse ky problem nuk trajtohet siç duhet, gjaku bëhet acidic dhe dëmton qelizat.
Njeriu rrezikon të bjerë në koma ose të humbasë jetën.
Simptomat e hiperglicemisë janë:
Etje e madhe
Urinim i shpeshtë
Të përziera ose të vjella
Mjegullim i shikimit
Frymëmarrje e shpejtë
Humbje e ndjenjave
Hipoglicemia
Hipoglicemia ndodh kur nivelet e gjakut në sheqer janë tepër të ulëta.
Nëse një diabetik nuk është në gjendje të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, atëherë ai rrezikon të bjerë në koma ose të humbasë jetën
Simptomat e hipoglicemisë janë :
Të dridhura ose dobësi
Dhimbje koke
Marramendje
Shikim të dyfishtë
Konfuzion
Humbje e ndjenjave
Lëndimet në këmbë
Diabeti dëmton nervat dhe rrjedhimisht shkakton mpirjet e këmbëve. Kësioj një diabetik nuk është i vetëdijshëm për lëndimet që mund të pësojë në këmbë, gjë që më pas do i detyrojë mjekët ta amputojnë atë.
Sigurohuni që të kontrolloni shëndetin e këmbëve çdo ditë.
Ataku në Zemër
Diabeti i katërfishon gjasat e atakut në zemër.
Simptomat e hipoglicemisë janë :
Dhimbje dhe shtrëngim në kraharor
Dhimbje në pjesën e shpinës, shpatullës, qafës, nofullës.
Marrje e frymës.
Gjatë një ataku në zemër, çdo sekond ka rëndësi, ndaj duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.
E njëjta gjë vlen edhe për isheminë.
Dështim të veshkave
Diabeti është i lidhur fort me sëmundjet e veshkave. Përveç analizave të urinës, një diabetik duhet të tregojë kujdes ndaj këtyre simptomave.
Tension i lartë i gjakut
Urinim i shpeshtë
Enjtje të kyçeve dhe këmbëve
Nevojë e pakët për insulinë