5 sëmundjet më të zakonshme që fëmijët kapin në shkollë
Fëmijët janë kthyer në shkollë pas pushimeve verore, kështu që ka shumë të ngjarë që ata të sëmuren.

Dr. John Burke vëren se fëmijët janë veçanërisht të prirur ndaj sëmundjeve të tilla si ftohja dhe gripi.
Ai shpjegon: “Sistemi imunitar i fëmijëve është më pak i zhvilluar se i të rriturve, gjë që i bën ata më të ndjeshëm ndaj viruseve pas kthimit në shkollë”. Ballafaqimi me sëmundje të tilla si ftohja, problemet me stomakun apo gripi tek fëmijët është gjithmonë e dhimbshme.
Për të ndihmuar, Dr. Burke përpiloi një listë të sëmundjeve më të zakonshme që hasin fëmijët gjatë kthimit në shkollë.
Ftohja e zakonshme
Dhimbje fyti, kollë, teshtitje, kongjestion dhe temperaturë të lartë.
Gripi
Temperatura e lartë, lodhje, dhimbje, dhimbje fyti, kollë e thatë, dhimbje koke.
Norovirus
Nauze, të vjella, diarre, temperaturë të lartë, dhimbje koke.
Angina
Ethe, dhimbje fyti, bajame të zmadhuara dhe të kuqe, njolla të bardha në pjesën e pasme të fytit, dhimbje koke, dhimbje.
Lisë
Lodhje, temperaturë të lartë, dhimbje koke, dhimbje, skuqje të kuqe që kruhet në trup.