Dr. John Burke vëren se fëmijët janë veçanërisht të prirur ndaj sëmundjeve të tilla si ftohja dhe gripi.
Ai shpjegon: “Sistemi imunitar i fëmijëve është më pak i zhvilluar se i të rriturve, gjë që i bën ata më të ndjeshëm ndaj viruseve pas kthimit në shkollë”. Ballafaqimi me sëmundje të tilla si ftohja, problemet me stomakun apo gripi tek fëmijët është gjithmonë e dhimbshme.
Për të ndihmuar, Dr. Burke përpiloi një listë të sëmundjeve më të zakonshme që hasin fëmijët gjatë kthimit në shkollë.
Ftohja e zakonshme
Dhimbje fyti, kollë, teshtitje, kongjestion dhe temperaturë të lartë.
Gripi
Temperatura e lartë, lodhje, dhimbje, dhimbje fyti, kollë e thatë, dhimbje koke.
Norovirus
Nauze, të vjella, diarre, temperaturë të lartë, dhimbje koke.
Angina
Ethe, dhimbje fyti, bajame të zmadhuara dhe të kuqe, njolla të bardha në pjesën e pasme të fytit, dhimbje koke, dhimbje.
Lisë
Lodhje, temperaturë të lartë, dhimbje koke, dhimbje, skuqje të kuqe që kruhet në trup.








