5 ushqimet që rrisin shpejtësinë e punës së trurit dhe përqendrimin

5 ushqimet që rrisin shpejtësinë e punës së trurit dhe përqendrimin

Truri është qendra komanduese e trupit tonë që u jep urdhër organeve të tjera se çfarë dhe si të bëjnë.

Sepse ushqimi është “karburanti” elementar mbi të cilin funksionon organizmi ynë dhe funksionaliteti dhe shpejtësia e trurit tonë në shumë raste varet nga ajo që hamë.

Ka ushqime që përmbajnë lëndë ushqyese që stimulojnë funksionimin e trurit – kujtesën, përqendrimin.

Shkencëtarët nxjerrin në pah 5 ushqime që përmirësojnë aftësitë njohëse dhe analitike të trurit.

1. Brokoli

Një perime jashtëzakonisht ushqyese që ka pak kalori dhe yndyrë. Brokoli përmban vitaminë K e cila është e rëndësishme për aftësitë njohëse, kolinë e cila nxit zhvillimin e kujtesës, acid folik dhe natrium.

Ngrënia e brokolit ka një efekt pozitiv në sistemin e trurit, sistemin imunitar, sistemin kardiovaskular dhe sistemin tretës. Brokoli është gjithashtu i shkëlqyer për të luftuar proceset inflamatore në trup.

2. Arra

Arrat përmbajnë elementët gjurmë më të dobishëm për trurin tonë, yndyrnat e shëndetshme. Një dietë e pasur me acide yndyrore të pangopura ndikon pozitivisht në të mësuarit dhe kujtesën. Është e rëndësishme të mos ekzagjeroni marrjen e arrave në trup sepse kjo mund të shkaktojë një kundër efekt. Doza e lejuar ditore është rreth 13 gram.

3. Boronica

Fruti më i mirë për t’u mbajtur mend. Nxit rinovimin e qelizave nervore, përmban mangan, vitamina A, B, C dhe K dhe është mirë që të konsumohet i freskët, por mund të jetë edhe në lëngje, smoothie, sallata frutash. Është një meze e lehtë për trurin dhe forcon imunitetin.

4. Çokollatë e zezë

E shkëlqyeshme për të na zgjuar dhe për të rritur sheqerin në gjak, çokollata e zezë përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru, redukton stresin dhe është e mirë për lumturinë. Kjo është për shkak të serotoninës e cila përmirëson disponimin dhe redukton ankthin. Shumë nga studentët e dinë se sa e mirë është kjo çokollatë, ndaj e hanë atë para provimit.

5. Salmoni

Ky peshk është i dobishëm sepse përmban acide yndyrore omega tre. Elementet në salmon lejojnë neuronet të punojnë edhe më me efikasitet.

 

LEXO EDHE:

Back to top button