502 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID në Shqipëri

Në 24 orët e fundit rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri kanë pësuar një ulje të lehtë nga një ditë më parë. Kështu nga 5991 testime të kryera në total, kanë rezultuar pozitivë 502 persona.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë katër qytetarë, konkretisht: një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.  Janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button