543 pacientë të shëruar nga Kovid-19, ky është bilanci i 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsejtë 1236 teste prej të cilave 124 person kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Numri më i lart i personave të infektuar është regjistruar në Shkup, dhe atë 98, Kumanovë 1, Prilep 6, Tetovë 1, Kavadar 7, Ohër 3, Strumic 1, Shtip 2, Kërçovë 1…, shkruan Alsat.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu njoftojnë se janë regjistruar dhe 543 pacientë të shëruar dhe 7 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19. Raste aktive në vend janë 2445. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button