Vjen në stërvitje me “Mercedes”, dënohet nga klubi me 50 mijë euro

Ylli i Bajern Munihut, Kingsli Koman është lojtari më i fundit i dënuar sepse nuk ndjeku rregulloren e klubit. Koman nuk u paraqit me “Audi” në stërvitje, andaj klubi gjerman e dënoi me 50 mijë euro. Francezi shkoi në stërvitje me “Mercedes G-Class”, gjë që është kundër rregullores së klubit.
Sipas “Bild”, Koman nuk preferoi ta lejonte makinën në qytet, andaj ishte i përgatitur për dënimin nga “Bavarezët”. Thuhet se futbollistët e Bajern Munihut e kanë obligim të jenë me “Audi” në ndeshje ose stërvitje dhe në rast që nuk e bëjnë, atëherë vijnë dënimet. Kjo nuk është hera e parë, ngase këtë fat e kishin edhe Boatengu (Mercedes), Sule (Ferrari) dhe Kutinjo (Mercedes).

Bajern Munihu nuk është skuadra e vetme me këto rregulla strikte, ngase kështu ndodh edhe te skuadra e Real Madridit, te kjo e fundit është e obliguar që futbollistët të jenë me “Audi” edhe në ngjarjet zyrtare te skuadrës.

LEXO EDHE:

Back to top button