Barcelona shet 5 yjë për sulmuesit e Dortmundit

Barcelona shpreson të rrit fondet e saja financiare për të firmosur me sulmuesin e Borusia Dortmundit, Erling Haaland. Dhe në këtë plan janë përfshirë shitja e 5 yjeve të ekipit të parë. Katalunasit duan përforcime në skuadër në afatin veror, pavarësisht gjendjes jo të mirë ekonomike.

 

 

Haaland thuhet se është prioriteti kryesor i presidentit të ri Joan Laporta, i cili gjithashtu është duke provuar të nënshkruajë kontratë me Lionel Mesin.

Sipas “Marca”, Barcelona ka vendosur t’i shesë pesë lojtarë nga ekipi i parë që të nënshkruajë me Haaland. Yjet si Filipe Koutinjo, Samuel Umtiti, Martin Brajtuajt, Zhunior Firpo dhe Antoan Grizman thuhet se janë emrat që Laporte do sakrifikojë. Pos Haaland, Barcelona është e fokusuar edhe në nënshkrimin me agjentët e lirë, si Eric Garcia, Memfis Depaj dhe Serhio Aguero.

LEXO EDHE:

Back to top button