6 mënyra si të dalloni se mishi i viçit ka cilësi të lartë

6 mënyra si të dalloni se mishi i viçit ka cilësi të lartë

Lundrimi në pikat e shitjes së mishit të viçit apo në seksionet e marketeve mund të jetë diçka jo e lehtë.

Të gjendur midis opsioneve të ndryshme, mund të jetë e vështirë të zgjidhni produktin e duhur.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa metoda, të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë kur bëhet fjalë për të zgjedhur mish viçi me cilësi të lartë.

Kushtojini vëmendje ngjyrës së mishit

Shumica e ekspertëve pajtohen me mendimin se mishi cilësor i viçit duhet të ketë një nuancë të kuqe në vishnje, ndoshta edhe vjollcë.

Ngjyra e kuqërremtë që shihni te viçi, shkaktohet nga proteina mioglobina, e cila përmban hekur.

Ekspertët thonë se mishi i pa ekspozuar ndaj oksigjenit është i purpurt dhe pasi ekspozohet ndaj tij bëhet i kuq.

Sa më gjatë të jetë i ekspozuar ndaj oksigjenit, ai mund të fillojë të marrë ngjyrë kafe.

Kontrolloni për shiritat ngjyrë të bardhë

Mishi i viçit me cilësi të lartë ka shumë fije ose shirita në ngjyrë të bardhë, thonë ekspertët.

Ky detaj tregon një mish me cilësi të lartë dhe të pasur me acide yndyrore të shëndetshme.

Testoni strukturën e tij

Mishi i viçit duhet të jetë kompakt, i fortë, i thatë dhe i dendur. Nëse nuk është, kjo tregon se cilësia është e ulët ose ka marrë trajtimin e gabuar gjatë përgatitjes.

Shihni çmimin

Çmimet më të larta zakonisht nënkuptojnë se mishi është i cilësisë së lartë.

Por, ka edhe faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh, si për shembull rritja në mënyrë organike apo jo.

AgroWeb.org sugjeron t’i bëni pyetje kasapit rreth detajeve të ndryshme të një produkti viçi, në mënyrë që të mund të merrni një vendim të mirë.

Zgjidhni në bazë të asaj çfarë do gatuani

Për shembull, për supë dhe gjellë, ju mund të blini edhe një mish pak më të ulët në cilësi. Ndërsa për pjekje iu duhet mish i një cilësie më të lartë.

Kushtojini vëmendje datës së shitjes dhe të skadencës

Përpara se të blini produktet e mishit të viçit, sigurohuni që ato të jenë të ftohta, paketimi pa dëmtime dhe të mos mbajë lëngje të tepërta.

Gjithashtu, sigurohuni që produkti të ketë të shënuar edhe datën e shitjes dhe të skadencës.

Kjo i jep konsumatorit më shumë siguri për të shijuar produktin përpara se ai të fillojë të prishet apo të ketë skaduar.

LEXO EDHE:

Back to top button