[VIDEO] Është femra e parë që u ekspozua në bikini, e gjitha me një qëllim: Theu të gjitha tabutë, dhe reagimi i meshkujve përflitet edhe sot

[VIDEO] Është femra e parë që u ekspozua në bikini, e gjitha me një qëllim: Theu të gjitha tabutë, dhe reagimi i meshkujve përflitet edhe sot

Dizajneri e quajti rroba banje në miniaturë që “zbulon më shumë se sa mbulon” – bikini! Më 5 korrik 1946, kur e prezantoi në pishinën Molitor në Paris, shkaktoi një skandal të vërtetë mode.

Rear nuk mund të gjente asnjë model që do të pranonte të vishte bikinit e tij. Në fund, “rroba banje atomike”, siç e reklamoi krijuesi i saj, u zbulua zyrtarisht nga kërcimtarja ekzotike 19-vjeçare e kazinosë së Parisit, Micheline Bernardini.

Siç ka deklaruar më pas kjo vajzë, nuk e ka pasur problem të shfaqej “lakuriq” në publik, pasi gjithsesi ashtu performonte.

Ndryshe nga kostumet e mëparshme të banjës me dy pjesë që mbulonin stomakun, bikini zbulonte kërthizën, dhe më tepër të pasmet dhe kofshët e gruas. Skandali ishte i pashmangshëm.

Në Evropë, nën presionin e Kishës Katolike, qeveritë italiane, spanjolle dhe belge kanë ndaluar shitjen e bikini-ve. Në Francë, rrobat e vogla të banjës u ndaluan në plazhet e Atlantikut, por jo në Mesdhe.

Megjithatë, Michelin u bë një yll, veçanërisht në mesin e burrave. Vetëm pas promovimit të parë, ajo mori mbi 50,000 letra nga fansat në mbarë botën me oferta që varionin nga të turpshme deri tek ato bashkëshortore.

Duke përfituar nga fama e fituar, kjo vajzë e guximshme u zhvendos në Australi dhe u punësua në teatër. Më vonë ajo u martua me një ushtar amerikan dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku punoi si aktore deri në vitin 1970.

Ndërkohë publiku e harroi atë, por jo edhe bikinit, të cilat deri më sot mbetën një detaj i domosdoshëm mode në të gjitha plazhet e botës.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button